Anëtarësimi në BE ka ndikuar në aspektin e barazisë gjinore

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 09:09 | Nga

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të prezantojë tri dokumente punuese lidhur me barazinë gjinore dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

Këto dokumente analizojnë se si anëtarësimi në BE ka ndikuar në aspektin e barazisë gjinore në vendet e tjera për të identifikuar mësime potenciale për Kosovën, duke u bazuar në analiza statistikore;  perspektivën e grave lidhur me anëtarësimin në BE, bazuar në konsultimet me gra të ndryshme në Kosovë dhe indeksin e BE-së për barazi gjinore, dhe hapat që mund t’i ndërmerr Kosova për institucionalizimin e mbledhjes së të dhënave të kërkuara për krijimin e Indeksit.

Plani i ri i Veprimit Gjinor i BE-së, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB-së 1325 për  Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Ligji nr. 05/L-020 për Barazinë Gjinore në Kosovë parashohin përfshirjen e perspektivës së barazisë gjinore në politikëbërje, programimin, si dhe theksojnë rëndësinë e konsultimit me gratë gjatë procesit të politikëbërjes.

Prandaj, pas prezantimit të dokumenteve punuese, do të ketë hapësirë për diskutime me përfaqësuesit e BE-së, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe aktivistët/et për të drejtat e grave lidhur me prioritetet e grave për anëtarësimin në BE dhe se si barazia gjinore edhe më tutje mund të jetë pjesë e këtij procesi.

Dokumentet punuese të prezantuara do të shërbejnë si bazë për të zhvilluar këtë diskutim dhe pas këtij takimi, nëse është e nevojshme do të plotësohen për tu lansuar zyrtarisht në vitin 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme