Apostolova: BE ndërton ura e jo mure

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 12:03 | Nga

Bashkimi Evropian ndërton ura e jo mure. Kështu i është përgjigjur Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova,  deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit, kur e ka pyetur për murin që është ndërtuar tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Ajo ka thënë se BE-ja ndërton ura e jo mure, duke thënë se nuk e përkrahin një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se kjo çështje duhet të vendoset në dialog në mes kryetarëve të komunave veri dhe jug dhe përfaqësuesve të BE-së.

“Ajo që kam pa është pyetje që duhet të vendoset në dialog mes kryetarëve dhe përfaqësuesve të BE”, ka thënë ajo.

Këto komente ajo i bëri në Komisionin për Integrime Evropiane, ku në rend dite ishte Raportit për Kosovën 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme