Shpëton plakën gjermane nga hajdutet boshnjakë, Policia e shpërblen për guximin

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 15:53 | Nga

Plaka 84-vjeçare Waltraut Stork, më 5 shtator, pasi kishte bërë pazaret në një qendër tregtare në Gütersloch, e derisa po donte të largohej me rolatorin e saj, ndalohet nga dy gra në parkingun e qendrës. Ato – me pretekstin se duan të flasin me të – duan ta habisin, shkruan dieglockeonline.de. Njëra prej tyre, gjatë bisedës ia nxjerr portofolin nga xhepi i palltos. Por, plakës nuk i kalon pa u vërejtur kjo gjë…

Në të njëjtën kohë ngjarjen po e ndiqte nga distanca edhe Arbenita Hoxha, 27-vjeçare, përcjell albinfo.ch. Me të parë se gratë ia morën kuletën plakës, Arbenita ndërhyn duke iu drejtuar me zë të lartë dy vjedhëseve, sa që ato detyrohen të ikin nga aty pa kuletë, të cilën nga frika e lëshojnë.

Menjëherë pas kësaj, Arbenita njofton Policinë. Përshkrimi që u bëri dy grave ishte aq i hollësishëm sa që Policia i kapi ato shumë shpejt, afër vendin të ngjarjes. Bëhet fjalë për një grua 39 dhe një tjetër 19-vjeçare, të dyja nga Bosnja. Ndaj tyre po zhvillohet procedura përkatëse.

Policia në Gütersloch ka marrë shkak nga veprimi i guximshëm i Arbenita Hoxhës, për t`i shprehur asaj mirënjohje në mënyre zyrtare. Në pritje ishte edhe plaka e sulmuar. Në një bashkëbisedim të shkurtër, drejtori i Policisë shprehu respekt për sjelljen e Arbenitës së cilës i është dorëzuar një dhuratë e vogël në shenjë mirënjohjeje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme