Arifi: Asociacioni i komunave serbe do të bëhet sipas Kushtetutës

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 15:05 | Nga

Shefi i ekipit kosovar për dialog teknik në Bruksel, Avni Arifi, thotë se Asociacioni i komunave serbe do të formohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Qëndrimi i Prishtinës për asociacionin është i qartë, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje”, thotë Avni Arifi.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian që janë ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, kanë thënë se BE-ja pret nga të dyja palët, që në mënyrë konstruktive të angazhohen në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar nga rezultati.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut është obligim që të dy palët kanë ndërmarrë në raport me Bashkimin Evropian në mënyrë që të përcaktohet shpejtësia e progresit në rrugën evropiane”, ka deklaruar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq pas takimit të fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në muajin shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme