I armatosur vjedh veturën e zjarrfikësve, aksidentohet me policinë

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 22:25 | Nga

Rreth orës 19:00 një aksident ka ndodhur në Gllobare të Drenasit, mes një veture të policisë dhe një veture të zjarrfikësve.

Klan Kosova mëson se një njeri i armatosur së bashku me vajzën e tij e kanë rrëmbyer veturën e zjarrfikësve, dhe me pas janë ndjekur nga policia derisa edhe janë akisdentur me ta, njofton Klan Kosova.

Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë informatë  kur janë pyetur nga Klan Kosova, disa nga zëdhënësit nuk kanë qenë të qasshëm e të tjerët e kanë hequr përgjegjësinë nga vetja.

Mësohet se personi i armatosur i cili ka vjedhur veturën e zjarrfikësve është arrestuar nga policia.

Për më shumë rreth kësaj ngjarje do të mësoni në ora 23:00 në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, pasi një ekip e televizionit është nisur për në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme