Arrestohet një vëzhgues i PDK-së në Pejë, kishte fletëvotime false

Pejë | 11 Qer 2017 | 18:35 | Nga

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë është arrestuar një vëzhgues i PDK-së për posedim të fletëve false të votimit.

Agime Lajqi, menaxhere e kësaj qendre tha se ai vëzhgues pretendonte të ndikonte te qytetarët si të votojnë dhe posedonte fletëvotime false.

“E kam thirrë Policinë dhe prokurorinë dhe kanë ardhur e kanë larguar prej Qendrës”, tha ajo për Kohën Ditore.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibra e ka konfirmuar rastin për KD-në duke thënë se atij personi iu kanë gjetur disa fletëvotime.

Gjithashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, e ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për këtë vepër penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme