Asnjë gjobë e shqiptuar për personat që hedhin mbeturina

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 08:05 | Nga

Ndonëse ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2015, Udhëzimi Administrativ për Ndëshkimet me gjoba mandatore, asnjë gjobë ende nuk është shqiptuar, shkruan sot Koha Ditore.

Shqiptimi i gjobave mandatore në vend ngjarje është i parapare me dispozitat e këtij udhëzimi për persona juridikë dhe fizikë në shumë prej 5 deri më 100 euro, varësisht nga mbeturinat dhe vendi ku hedhen ato.

Derisa qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina vend e pa vend, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, edhe pas gati dy vitesh është në fazën e përgatitjeve për zbatim të tij. Aktualisht në ministri kanë thënë se janë në fazën e trajnimeve të stafit. Mirëpo aktivistë që merren me mirëmbajtjen e ambientit kanë thënë se zyrtarët që janë kompetent për shqiptimin gjobave, këtë do të mund ta bënin edhe pa u trajnuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme