Asociacioni i Grave përkrah Idrizin për Kryetare të Mitrovicës

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 10:43 | Nga

Sot, Asociacioni i Grave për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë ka organizuar një takim në të cilin morën pjesë shumë gra dhe vajza.

Prezente ishin edhe përfaqësueset (gra) nga pothuajse secila parti politike. Bashkë patën kënaqësinë të bisedojnë për fuqizimin e gruasë në fusha si ekonomia, arsimi, shëndetësia, kultura, etj.

Si kandidate për Kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, i siguroj gratë se nuk ka për t’i diferencuar ato për shkak të bindjeve partiake.

“Ne jemi bashkë në sfidën për ta rimëkëmb qytetin” u Idrizi këtyre grave.

Në bisedë e sipër, gratë para saj shtruan një numër të konsiderueshëm brengash e shqetësimesh.

“Gratë, nënat, motrat, miket tona duan: akses dhe trajtim të dinjitetshëm në shëndetësi; edukim cilësor (për vajzat, sidomos); qerdhe funksionale për fëmijë në shumicën e lagjeve; ujë në Zasellë dhe posaqërisht përkrahje në iniciativat e tyre bujqësore!”

Valdetja ju premtoj se ndër tjerash, në Komunë do të jetë një derë e hapur në çdo kohë, për adresimin e kërkesave të tyre si dhe për bashkëpunim të dyanshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme