ATK-ja reagon ndaj deklaratës së deputetit Zeka

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 13:33 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Milaim Zeka, i cili në seancën e ditës së djeshme të kuvendit ka folur lidhur me rimbursimin e TVSH-së për tatimpaguesit.

Reagimi i plotë:

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin e gjerë se kërkesat për rimbursim të TVSh-së, çdo herë trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore. Lidhur me mënyrën se rimbursimit, ne ju njoftojmë ATK përmes sistemit elektronik EDI ka krijuar modulin e ri të rimbursimit, i cili ka për qëllim menaxhimin e kërkesave për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimit në të Ardhurat në Korporata të cilat pranohen në mënyrë elektronike, me deklaratën tatimore të tatimpaguesit dhe ofron lehtësi për tatimpaguesit, shkurtim të kohës dhe zvogëlim të shpenzimeve për tatimpaguesin, si dhe kursim të resurseve njerëzore në ATK. E tërë kjo është bërë me qellim të minimizohet subjektivizmi i zyrtarëve tatimore, me rastin e trajtimit të kërkesave për rimbursim të tatimpaguesve”, thuhet në komunikatë.

“ATK i bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë informacione, se me rastin e kërkesave të tyre për rimbursim janë ballafaquar me çfarë do lloj sjellje, të cilat nuk janë në harmoni me kodin e etikës së zyrtarëve tatimore dhe ligjeve në fuqi, ti lajmërojnë në organet kompetente. Po ashtu, bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të hetojnë çfarë do shkelje ligjore apo përfitimeve që mund të jetë bërë në këtë proces”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme