Bajrami: Sot zyrtarët nuk guxojnë të korruptohen

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 21:02 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se sot zyrtarët shtetëror nuk guxojnë të korruptohen.

Teksa ka folur në REL për korrupsionin dhe pengesën e tij në investime, ajo ka thënë se gjatë këtij mandati nuk ka pasur aferë korruptive të zyrtarëve të lartë dhe se po bëhet luftë e madhe ndaj korrupsionit.

“Absolutisht e di që korrupsioni është një nga problemet më të mëdha të kësaj shoqërie, unë mendoj që kemi bërë një luftë mjaft të madhe ndaj korrupsionit dhe kanë qenë aksione konkrete kur është luftuar korrupsioni. Për 17 vite me radhë ka pasur asete të uzurpuara dhe ka filluar lirimi i tyre, gjatë këtij mandati nuk ka pasur asnjë aferë korruptive të zyrtarëve të lartë. Besoj që ka pasur aksione konkrete dhe indikatorë që ne kemi vullnetin për të luftuar korrupsionin. Sot zyrtarët tonë nuk guxojnë të kërkojnë të korruptohen”, ka thënë ministrja Bajrami.

Të ngjashme