Bakllavë gjigante si harta e Kosovës falas për muajin e Ramazanit

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 14:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një bakllavë gjigante si harta e Kosovës është shpërndarë në sheshin ”Nënë Tereza” në Prishtinë për nder të muajit të Ramazanit.

Kjo bakllavë është ndarë për kalimtarët e rastit, raporton Ekonomia Online. Bakllavaja synon të hyjë në rekordin e Librit Guinnes, dhe ka përmasa mbi 2 metra. Kurse planifikohet tu ndahet 4500 persona.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave. Ata synojnë që kjo bakllavë ta thyejë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.

Asdren Bytyqi, organizator i shpërndarjes së bakllavës në shesh tha se synim është që vitin tjetër të përgatisin bakllavën më të madhe, me të cilën do të thyejnë edhe rekordin e Turqisë për bakllavën më të madhe në botë.

“Qëllimi i saj është që të t`i ëmbëlsojmë qytetarët para fillimit të muajit të ramazanit i cili dallohet nga muajt tjerë dhe është muaj i cili përcjellët me ëmbëlsi, me paqe dhe me një solidaritet dhe me një mirësi të madhe në mesin e njerëzve. Andaj edhe ne dëshirojmë që ta përçojmë simbolikën dhe të ngulitet në psikologjinë  e njerëzve, të rinjve dhe të vjetërve që ky muaj dallohet nga të tjerët dhe të fillohet me ëmbëlsi ashtu siç mbaron me ëmbëlsi në Ditën e Bajramit.

“Këtë vit me furnitorin e bakllavës ‘Missini Sweets’ kemi arrit dakordim dhe jemi shume optimistë që deri ne vitin e ardhshëm para fillimit të ramazanit do ta përgatisim bakllavën më të madhe në botë e cila deri tash mban rekordin në shtetin e Turqisë ne 11 mijë e 800 copë. Ne sot i kemi 4 mijë e 500 copa me dimensione 2×2 ashtu që shpresojmë që edhe ato 8 mijë copë do t`i bëjmë deri në vitin e ardhshëm dhe në këtë vend do të thyhet edhe një rekord dhe Kosova do të jetë prapë në mesin e shteteve që kanë rekorde Guinness”.

Iniciativën e tillë, për shpërndarjen e bakllavës, e mirëpritën edhe qytetarët. Ata shfrytëzuan rastin edhe për të uruar lidhur me fillimin e Muajit të Ramazanit.

Enver Pajazitaj, tha se beson që vitin e ardhshëm edhe Kosova të jetë pjesë e Librit Guinness për bakllavën më të madhe në botë.

“Ideja e mirë  çdo ide e culluar është e mirëseardhur për popullin. Dashtë zoti që të merren me kësi aktivitetesh dhe me këto befasi të mira. Njëkohësisht shfrytëzoj momentin që të ju uroj të gjithë besimtarëve mysliman fillimin e Ramazanit. Çdo gjë është e arritshme, besoj që edhe ne do të jemi në një faqe të librit të Guinness”.

Ndërsa Nexhype Shabani, derisa sa uroi agjëruesit për agjërim të suksesshëm, tha se organizimi i tillë është më se i qëlluar.

“Organizimi po më duket shumë i mire dhe është organizim i qëlluar. Gjithëve ju dëshiroj agjërim të suksesshëm, ata që agjërojnë”.

Të ngjashme