Banorët e Hades protestojnë kundër rrënimit të shtëpive

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 13:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare kanë nisur protestën me anë të së cilës po kundërshtojnë rrënimin e disa themeleve të shtëpive për të cilat Inspektorati i MMPH-së ka vlerësuar se janë ndërtuar pa leje.

Në protestën që po mbahet para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po marrin pjesë edhe nxënës të shkollave të cilët kundërshtojnë transferimin në shkolla tjera, raporton Ekonomia Online.

Ata po mbajnë në duar pankarta me anë të së cilave po i shprehin kërkesat e tyre: “Dislokimin e tërë fshatit”, “ndarja e trojeve për pjesën e mbetur”, “Jo mësim i përbashkët Kl 1-3 dhe 2-4”.

Ragip Grajçevci kryetar i fshatit Hade ka kërkuar dislokimin dhe shpronësimin e fshatit Hade. Ai tha se fshati nuk po funksionalizohet dhe jetesa atje është krejtësisht e pamundur.

Kurse Vlora banore e Hades për Ekonomia Online ka thënë se as ministri, e as nga përfaqësues tjerë të institucioneve nuk kanë vizituar asnjëherë fshatin Hade.

Tre përfaqësuesit e Fshatit Hade janë futur në ministri për të biseduar rreth çështjes së ngritur nga banorët.

Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare këtë protestë e organizuan si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre.

Në një aksion të përbashkët me Komuna e Obiliqit me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit rreth një javë më parë shkatërroi disa themele me gjithë revoltën dhe konfrontimin me banorët e këtij fshati.

 

 

Të ngjashme