Basha e sheh të nevojshëm një hetim të plotë për vdekjen e Deharit

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 15:03 | Nga

Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

Basha shprehu keqardhjen e thellë për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

Të ngjashme