Bashkësitë lokale trajnohen për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 10:52 | Nga

Drejtoria e Administratës Komunale në bashkëpunim me OSBE-në mbajti trajnim me kryetarët e bashkësive lokale për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”. Ata u njoftuan fillimisht për rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj platforme, si dhe u inkurajuan që përmes saj t’i paraqesin kërkesat, propozimet, idetë, plan-projektet dhe rekomandimet e tyre për nga bashkësitë lokale që përfaqësojnë.

Kjo platformë rritë transparencën ndaj qytetarëve dhe u mundëson atyre të përcjellin kërkesat dhe statusin e tyre deri në përmbyllje. Ky proces po ashtu lehtëson një komunikim më të drejtpërdrejtë në mes të qytetarëve dhe qeverisë komunale. Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes përforcon demokracinë dhe i bënë qytetarët “bashkë-autorë” të politikave të ndryshme lokale.

Kryetarët e bashkësive lokale të Prishtinës u shprehën të kënaqur me një platformë të tillë, dhe me trajnimin e ndjekur, ku u njoftuan edhe me standardet minimale për pjesëmarrje publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme