Bashkimi Europian kërkon nga Thaçi e Vuçiq marrëveshje përfundimtare

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 12:13 | Nga

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, po kërkon nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe nga ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dialog për zbatimin e marrëveshjeve të mbetura njëkohësisht marrëveshje përfundimtare.

Kështu shkruan në një artikull agjencia e lajmeve beta, ndërsa thekson se kohëve të fundit Federica Mogherini ka shtuar kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin zyrtar, njofton Klan Kosova.

Më tej potencohet se përfaqësuesja e BE-së është në pritje të propozimeve nga Kosova dhe Serbia për raundin e ri të dialogut.

Të marten që e lëm pas Klan Kosova raportoi ekskluzivisht se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 27 qershor.

Ndërsa burimet e agjencisë serbe kanë theksuar se përmbajtja e marrëveshjes finale ndërmjet dy shteteve do të hartohet në Burksel, por që idetë mirëpriten nga të gjitha anët.

Të ngjashme