Behgjet Pacolli pensionist

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 08:51 | Nga

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë dhe Behgjet Pacolli, arrinë moshën e pensionimit. Kështu lideri i AKR-së, mbushë 65 dhe miqtë e tij mezi presin t’ia festojnë ditëlindjen në këtë përvjetor jubilar.

”Edhe 10 ditë do të festojmë ditëlindjen e 65 të z.Behgjet Pacolli”, shkruan në Facebook, miku i tij, Naim Murseli.

naimi pacolli

Pacolli po hyn në moshën e pensionimit, por kjo nuk nënkupton se ai do pensionohet edhe nga politika, shkruan Magazina.al

Pas humbjes që pësoi partia e tij, ai ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm në skenën politike kosovare edhe pse deri tash nuk ka bërë ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

Aleanca për Kosovën e re, ndodhet në një fazë kritike meqë po thuaj figurat kryesore të partisë , tashmë vetëm janë larguar kështu që Pacolli po kërkon fytyra të reja për ta ringjallur AKR-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme