Beqiri: Ka munguar vullneti për kalimin e Demarkacionit, e mbështesim marrëveshjen

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 16:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin e liderëve me shefen e BE-së, ishte edhe nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri. Pas përfundimit të takimit Beqiri tha se gjatë ditës së sotme ka pasur zhvillime interesante por ata si LDK do ta votojnë marrëveshjen e fundit.

“Tri vite janë të humbura realisht për shkak të tensionit, dhunës e cila është e pashpjegueshme se pse ndodhte refuzimi në atë kohë e tash është e njëjta. Si LDK ne gjithmonë kemi qenë dhe kemi pas besim të plotë që kjo marrëveshje ka qenë e rregullt. Po shohet qartë që ka mungu vullneti. Po shihet që po të ishte ky vullnet edhe në të kaluarën kjo punë do të kryhej më herët për të mos i mbajtur qytetarët pa viza”, tha Beqiri

Sipas tij LDK-ja e ka vullnetin për të votuar marrëveshjen për Demarkacion.

Të ngjashme