Bie numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Kosovës

Prishtinë | 19 Mar 2017 | 09:01 | Nga

Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri ende mbetet i pranishëm në qytetet e Republikës së Kosovës, por më i theksuar është në kryeqytet.
Megjithatë numri i atyre që kërkojnë lëmoshë ka shënuar trend të uljes.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje elektronike kanë konfirmuar se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 janë evidentuar 305 raste të lypsarëve, ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ky numër ka rënë në 156 raste.

Sipas policisë fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmosh nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por një numër i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë.

Sipas sociologëve kjo dukuri është shqetësuese, mirëpo që është shkaktuar nga varfëria dhe kushtet jo të mira ekonomike në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme