BIK: Muaji i Ramazanit fillon më 16 maj

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 11:38 | Nga

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes një komunikate për media ka njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj 2018.

Më tutje në këtë njoftim theksohet se me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, përfundon komunikata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme