Bordi i KEK-ut merr vendim për rritjen e pagave të punëtorëve

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 09:15 | Nga

Çështja e rritjes së pagave për punëtorët e KEK-ut ishte shkas i protestës të organizuar të enjten nga sindikalistët e kësaj korporate.

Pas kësaj proteste, kjo sindikatë e re e KEK-ut, ka paralajmëruar një grevë e cila do të fillojë nga dita e premte e kësaj jave, dhe në këtë mënyrë, në kuadër të kësaj greve do të reduktohet edhe prodhimi i rrymës.

Kryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Rafet Osmani, ka treguar se për shkak të mos reflektimit të kësaj proteste tek menaxhmenti i KEK-ut dhe organeve qeveritare, ata kanë vendosur në organizimin e një greve e cila do të fillojë nga data 16 shkurt, dhe e cila ka përkrahjen e shumicës së punëtorëve të KEK-ut.

“Fillimisht kemi filluar me protesta për shkak të mosrealizimit të premtimeve që na kanë dhënë qeveritarët, përkatësisht Kryeministri me Kryeatarin e Kuvendit, që rritja do të ndodhë në pagën e janarit, kjo protestë ishte madhështore dhe kaloi pa asnjë ekses.

Pas protestes e cila nuk reflektoi tek menaxhmenti për rritjen e pagave, të nesërmen mbajtem mbledhjen me sindikatën e re në nivel të KEK-ut, nga ky këshill dolëm me vendimin për organizimin e grevës në nivel të kekut e cila fillon me datën 16 shkurt” tha Osmani.

Osmani bëri të ditur që pas vendimit për hyrje në grevë, është organizuar një mbledhje mes sindikatës së re dhe bordit të KEK-ut gjatë të cilit u konfirmua mbëshetja e këtij bordi për rritjen e pagave konform kërkesave.

Ai tha se pagat është dashur të rriten edhe pa kërkesën e tyre dhe premtimin e Qeverisë, dhe kjo për shkak se punëtorët e KEK-ut kanë treguar rezultat, disiplinë dhe përkushtim në punën e tyre, andaj rishikimi i vijës buxhetore para marrjes së këtij vendimi nuk është i arsyeshëm, për shkak se një gjë e tillë nuk po ndodhë për shpenzimet e menaxhmentit të KEK-ut, mirëpo vetëm kur po vije puna tek rritja e pagave për punëtorët e kësaj korporate, shkruan lajmi.net.

“Pas këtij vendimi, bordi i KEK-ut, në takimin e asaj dite më datën 9 shkurt , na ftoi në një takim prej orës katër pasdite ,takim ky që zgjati deri në orën gjashtë, aty morëm pjesë un me nënkryetarin e sindikatës dhe elaboruam premtimet e rritjes së pagave e deri tek kushtet e punëtorëve, e përsëris që rritja e pagave është e arsyeshme dhe kjo dashur të ndodhte edhe pa premtimin e qeveritarëve, e kjo ,për shkak të rezultateve dhe punës së punëtorëve të kekut, si dhe disiplinës së tyre.” shtoi Osmani

“Nga vet menaxhmenti i KEK-ut, si dhe nga bordi i Korporatës morëm përkrahjen e duhur, kryesuesi i bordit na tha që rritja e pagave përkrahet nga bordi dhe është miratuar në mbledhjen e kaluar, dhe një gjë e tillë do të ndodhë, mirëpo në cilin muaj nuk dihet për shkak se do të shiqohet vija e buxhetore e kompanisë, kjo çështje e rritjes së pagave është e kapshme dhe nuk e prish qëndrueshmërine e korporatës, duhet të shiqohet vija buxhetore për shpenzimet e menaxhmentit të cilët kanë paga të larta, vizita jashtë vendit dhe shpenzime të tjera, mirëpo kjo vijë buxhetore po shiqohet vetëm kur është puna te rritja e pagave të punëtorëve të kekut” tha Osmani.

Ai bëri të ditur që ka marrë premtime nga Kryesuesi i Bordit, Faruk Hajrizi, i cili i kathënë që bordi i KEK-ut ka marrë vendim që këto paga të rriten, vendim ky i cili do të nënshkruhet nga sindikalistët gjatë ditës së sotme, mirëpo përsëri nuk dihet se nga cili muaj do të llogaritet rritja e pagave.

“Kryesuesi i Bordit, Faruk Hajrizi, më premtoi që kjo rritje ka me ndodhë menjëherë pas rishiqimit të vijës buxhetore, dhe ky është një vendim i marrur nga bordi, i nënshkruar dhe i vulosur, por tash në cilin muaj do të merren me rritje, nuk është arritur dakordim, por që ajo do të ndodhë është e sigurtë, vendimin do ta nënshkruajmë sot dhe do ta vulosim, mirëpo aty nuk ceket në cilin muaj do të fillojë kjo rritje e ky vendim.

Osmani shtoi se megjithë premtimet e forta dhe vendimin e nënshkruar, greva do të fillojë nga dita e premtë.

“Greva nuk do të prolongohet, sepse sindikatën e punëtorëve e kanë formuar një klasë punëtore e re dhe ata do të vendosin në Këshillin e Përgjithshëm , premtimi është marrë me kohë që pagat e punëtorëve të KEK-ut do të rriten, besoj që do të shkojmë në grevë nga e premtja” përfundoi Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme