Britania e gatshme të investojë në Kosovë

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 16:04 | Nga

Ministri i në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës ka takuar Sekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme në Britani të Madhe, Boris Johnson, në margjina të Samitit të Triestes.

Ministri Hoxhaj dhe homologu britanik kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë – Britani e Madhe, ndërsa kanë shprehur interesim të dyanshëm për zgjerimin e këtyre raporteve edhe në fusha të tjera.

Hoxhaj dhe Johnson kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe investime të bizneseve britanike në Kosovë.

Hoxhaj e ka falënderuar Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe faktin e rëndësishme që këtë samit në vitin e ardhshëm do ta organizojë Britania e Madhe.

Hoxhaj ka thënë se fakti se Britania do t’i mirëpresë liderët e Ballkanit në një samit të këtyre përmasave flet për angazhimin dhe prezencën e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme