Bukurije Haxhiu, kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së në Drenas

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 17:44 | Nga

Në vazhdën e zgjedhjeve të brendshme të Aleancës Kosova e Re, sot në prani të 119 delegateve dega e AKR-së në Drenas ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës Durim Neziri, i cili fillimisht falënderoi gratë e Drenasit që kanë zgjedhur AKR- në për realizimin e ideve të tyre.

Duke i uruar Kuvendit punë të mbarë, koordinatori i degës ju premtoi të pranishmeve përkrahje maksimale në realizimin e projekteve për fuqizimin e pozitës së gruas përmes AKR-së.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në Drenas është zgjedhur Bukurije Haxhiu.

Kryetarja Haxhiu, i ka falënderuar delegatet për besimin e dhënë, duke premtuar angazhim më të madh në inkurajimin e grave për pjesëmarrje më të madhe në punë dhe edukim.

Në emër të Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, delegatet e pranishme i përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në parti, Vesel Makolli, i cili tha se me AKR-në në qeverisje gratë do të kenë vendin e tyre të merituar në të gjitha fushëveprimet e jetës.

Fjalë inkurajuese para grave drenicase foli edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në nivel qendror Mirlindë Gashi, e cila tha se vetëm së bashku, me një punë të palodhshme dhe të sinqertë, mund ta ndryshojmë gjendjen për një të ardhme me të mirë.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të Forumit të Degës, si dhe Kryesinë e përbërë prej 14 anëtaresh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme