Bytyqi përkujton sulmet e 11 shtatorit në ShBA, thotë se Kosova po lufton kundër terrorizmit

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 19:45 | Nga

Ministri i Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bytyqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, tha se kjo ngjarje i ka bërë bashkë të gjitha shtetet.

Ai tutje ka shtuar se Kosova po lufton fuqishëm kundër terrorizmit.

Statusi i plotë i Bytyqit:

Sot u bën plotë 17 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën qytetarë të shumtë nga e mbarë bota.

Kosova dhe qytetarët e saj që plotë 17 vite kujtojnë me dhimbje të thellë viktimat dhe familjet që u prekën nga ai akt qyqarë e terrorist në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë shembull për tu ndjekur nga të gjithë dhe në çdo gjë.

Kosova dhe qytetarët e saj në çdo moment janë krah i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të zhvilluara që po punojnë fuqishëm në luftën kundër terrorizmit, që po merr jetë e po shkatërron barazinë dhe lirinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme