Çdo i dyti kosovar jeton me më pak se 1,4 euro në ditë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:58 | Nga

Nga mesatarja shumë e vogël e të ardhurave për kokë banori në Kosovë, deri tek numri i madh i fëmijëve që nuk përcjellin mësimet. Këto janë disa nga statistikat që ka përcjellë RND në artikullin e saj me titull: “I fundit i fikë dritat”.

Përmes një artikulli të realizuar rreth Ballkanit, me fokus Kosovën, agjencia gjermane e lajmeve RedaktionsNetzwerk Deutschland (RND) ka raportuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

RND ka numëruar disa nga problemet të cilat i hasin qytetarët e Kosovës.

Nga mesatarja shumë e vogël e të ardhurave për kokë banori në Kosovë, deri tek numri i madh i fëmijëve që nuk përcjellin mësimet. Këto janë disa nga statistikat që ka përcjellur RND në artikullin e saj me titull: “I fundit i fikë dritat”.

“Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1991, rreth një milion njerëz ia kanë kthyer shpinën Kosovës, Ballkanit, me 1,7 milionë që ende jetojnë atje [në Kosovë v.j]. Mesatarja e të ardhurave për kokë banori është më pak se një e dhjeta e mesatares së qytetarëve të BE-së”, shkruan RND.

Nuk ndalet me kaq. Mediumi gjerman po ashtu shkruan për të rinjtë që nuk shkollohen.

“Çdo i dyti kosovar jeton me më pak se 1 euro e 40 cent në ditë, çdo i gjashti fëmijë është i kequshqyer. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 35 për qind e 15 deri 24 vjeçarëve nuk shkojnë në shkollë apo universitet, as nuk janë të punësuar”, vazhdon më tej shkrimi.

Kosovarët, që janë shteti i vetëm i izoluar në Evropë – pa liberalizim të vizave, mund t’i gjesh nëpër kuzhinat e restoranteve të Gjermanisë, shkruan RND.

“Në kontrast me fqinjët e saj, Kosova është popullata më e re në Evropë. Çdo vit, lindin nga 30.000 fëmijë. Në Gjermani, ata mund të gjenden vetëm në mënyrë të paligjshme në kuzhinat e restoranteve. Grante universitare në Gjermani përfitojnë indianët dhe marokenët, por rrallëherë kosovarët. Kërkesa për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së, për ukrainasit shfuqizohet nga qershori, pastaj mbetet vetëm Kosova”, shkruan RND.

Edhe papunësia në Kosovë, mbetet më e larta në rajon.

“Përkundër lëvizjeve të shumta, papunësia mbetet e lartë në pothuajse çdo vend të rajonit: është rreth 25% në Bosnje dhe Maqedoni, më shumë se 50% në Kosovë dhe 15% në Serbi dhe Shqipëri. Emigrimi dhe papunësia janë dy të këqija”, shkruan RND

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme