Certifikohen 87 zyrtarë të prokurimit publik

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 11:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

USAID-i, përmes projektit “Avancojmë Kosovën së Bashku”, ka siguruar trajnim dhe certifikim për 87 zyrtarë të prokurimit publik nga të gjitha 38 komunat.

Në këtë trajnim janë përfshirë edhe zyrtarë të prokurimit publik nga ministri të ndryshme të Kosovës, agjenci, ndërmarrje publike, duke arritur kështu shifrën e gjithëmbarshme prej më shumë se 400 pjesëmarrësve në këtë trajnim të mbajtur gjatë periudhës shtator – nëntor 2016.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se prokurimi publik është fusha më e ndjeshme e administratës publike, andaj ky trajnim i mundësuar nga USAID-i do të kontribuojë në avancimin dhe produktivitetin e kësaj fushe, raporton Ekonomia Online.

“Rezultatet të cilat keni arritur në trajnim mundëson të jeni me produktiv edhe efikas në kryerjen e punëve publike. Reformat në administratë të cilat janë të dhëna edhe nga Bashkimi Evropian kërkojnë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie. Fusha e prokurimit publik është fusha më e ndjeshme kjo ndihmon edhe në procesin e integrimit të Kosovës në integrimet evropiane”, ka thënë Yagcilar.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Naim Ismajli, tha se ky trajnim i auditorëve është organizuar me profesionalizëm të plotë dhe ka për detyrë të forcojë kapacitetet e fushës se prokurimit.

“Ky trajnim është organizuar me profesionalizëm, gjithmonë duke parë nevojën e ndryshimit të udhëzimin administrativ shtohen edhe nevoja për certifikimin e auditorëve. Asociacioni i komunave të Kosovës ka arritur të mbështes këtë projekt me 10 module. Ky trajnim ka për detyrë të forcojë kapacitetet e fushës se prokurimit ku zyrtarët kanë pasur mundësi përpos njohjes së ligjit te ri në mënyrë që të kenë njohuri bazike në prokurim”, ka thënë Ismajli.

Mike De La Rosa, zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it në Kosovë tha se besimi tek qytetarët është procesi më i rëndësishëm i auditorëve dhe prokurimit publik.

“Gjatë karrierës time kam parë se sa është i rëndësishëm besimi i qytetarëve dhe zyrtarëve të auditivit. Krejt ky proces i ka tri shtylla kryesore prokurimin, transparencën dhe efikasitetin. Në procesin e prokurimit publik të rëndësishme nuk janë vetëm dollarët por ajo që është e rëndësishme është vendimi që marrim për kujdesin ndaj qytetarëve”, ka thënë De La Rosa.

Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Safet Hoxha, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm certifikimin e auditorëve të prokurimit, e që sipas tij, do të rrit besueshmërinë dhe nivelin e përgjegjësisë së institucioneve.

“Pozita e prokurimit publik që qëndron mes sektorit privat dhe publik i vetëdijshëm për nivelin e besueshmërisë kemi arritur në përfundim sepse besimi është çelësi i suksesit besimit. Shtet dhe shoqëritë njerëzore nuk janë zhvilluar për nga numri i popullatës as nga shtrirja gjeografike e as nga pasurit nëntokësore por janë zhvilluar ne bazë të resurseve humane jo vetëm në sektorin e administratës publike por gjithandej”, ka thënë Hoxha.

Ky trajnim u zhvillua në partneritet ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës (KRPP), dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku” ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik në mes të popullatave shumicë dhe pakicë, gjë kjo e cila është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Të ngjashme