Certifikohet për herë të parë puna vullnetare në Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:54 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF-in, ka certifikuar 30 “Mentorët Vullnetarë Rinorë” .

Certifikimi është bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare 01/2016.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, tha se kjo është hera e parë që puna vullnetare certifikohet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi për herë të parë vullnetarë të certifikuar në Kosovë”.

Gashi tha se është e rëndësishme që puna vullnetare të vlerësohet dhe të njihet si eksperiencë pune.

“Kur të rinjtë kanë aplikuar për punë, u është kërkuar përvoja e punës. Prandaj, është mundësi e mirë që ta shfrytëzoni platformën e Ministrisë.  Certifikata ua njeh një vit përvojë pune. Është një përmbushje e synimeve tona qe të gjithë të rinjtë e Kosovës te mos kene pengesa gjatë aplikimit për punësim”, shtoi ministri

Gashi e falënderoi UNICEF-in për bashkëpunimin dhe i uroi të certifikuarit.  Gjithashtu, ai tha se duhet inkurajuar edhe të rinjtë e tjerë qe t’i bashkohen platformës.  Tani për tani janë 2690 persona në platformë, tregoi ministri.

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Brandao Co, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Ministrinë dhe ministrin Gashi.

“Është një ndër shembujt më të mirë për bashkëpunim”.

Ai shtoi se puna vullnetare e ndihmon komunitetin por edhe vetë vullnetarët, pasi që fitojnë përvojë pune.

“Puna vullnetare është një punë që i ndihmon komunitetit. E di që ka shumë vullnetarë në Kosovë që shpëtojnë jetë dhe dëshirojnë t’u ndihmojnë të tjerëve. Me punë vullnetare ata bëjnë edhe eksperiencë pune”.

UNICEF nuk ka bashkëpunim vetëm me Kosovën, tregoi Brandao Co, por edhe me vende të botës.

“Jemi të kënaqur që puna vullnetare është globalisht e njohur. Bashkëpunimi nuk ka mbetur vetëm në Kosovë, UNICEF është munduar që këtë eksperiencë ta shpërndaje në botë”.

“Kemi mbi 3000 vullnetarë dhe 200 organizata që janë interesuar ne Kosovë”, deklaroi ai.

Erzen Isufi, vullnetar, tha se puna vullnetare rritet kur ajo u njihet edhe si eksperiencë pune dhe u certifikohet, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme