Çfarë duhet të bëjmë kur ndiejmë lëkundjet e tërmeteve

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 16:20 | Nga

Qytetet e Shqipërisë preken shpesh nga tërmetet. Lëkundjet e papritura janë moment paniku për të gjithë.

Që të mos alarmohen dhe të mos shkruajnë gjithmonë status në Facebook, drejtori i Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Rexhep Koçi, ka dhënë disa këshilla për njerëzit në momentet që ndiejnë tërmetin.

“Të mos shpërqendrohen, të mos humbin qetësinë. Të pozicionohen poshtë trarëve antisizmik, tavolinave të forta dhe objekte të tjera që mund të shërbejnë si mburojë e përkohshme nga rënia e objekteve, suvasë, tullave, etj. Të qëndrojnë larg objekteve të varura apo atyre që mund të shkëputen lehtësisht si rezultat i lëkundjeve të forta. Të mbyllin gazin apo energjinë, nëse është e mundur. Për godinat e larta të evitohet ashensori, pasi ai mund të bllokohet nga lëkundjet. Të largohen sa më tepër nga ndërtesat dhe te qëndrojnë në fushë të hapur. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ata në nevojë, pasi janë vetë banoret të parët në vend-ngjarje, përpara se sa forcat shpëtuese të mbërrijnë për t’ju ardhur në ndihmë.”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme