Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e rënduar (Foto)

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 11:30 | Nga

Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se edhe gjatë ditëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera mesatare ditore është shënuar me date 20.12.2016 dhe ka arritur në vlerën 144.2µg/m3.

Përqendrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 135.7µg/m3, që korrespondon me vlerën 192 të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI), ose me zonën ngjyrë të kuqe, që është e pashëndetshme, e ku posaçërisht janë të rrezikuar personat me sëmundje të frymëmarrje dhe me sëmundje të zemrës, si dhe personat e moshuar dhe fëmijët.

Personave të tillë ju rekomandohet që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura dhe qëndrimi i gjatë në zonat me koncentrim të ndotjes.

Kjo gjendje ka ardhur si pasojë jo vetëm e burimeve ndotëse në cilësinë e ajrit që tani më janë të njohura, por edhe për shkak të kushteve jo të favorshme meteorologjike të cilat kanë qenë gjatë kësaj periudhe kohore ku janë regjistruar parametrat meteorologjik si vijon: Era 0.0 m/s, Temperatura -9 gradë Celsius, Lagështia 97% dhe Shtypja atmosferike 959.1 mb.

ajri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme