Cilit Hashim t’i besohet?

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 09:56 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi, tentoi të angazhohej për të përshpejtuar reformën zgjedhore. Megjithëse për këtë çështje, prej kohësh është lëshuar alarmi, se po zvarritet, por, me qëllim të manipulimit të situatës, siç thonë njohësit e çështje politike, Presidenti, është kujtuar për reformë zgjedhore.

Për më tepër në takim me përfaqësuesit e tjerë politikë, ai ka ripërsëritur vetveten, duke dalë me të njëjtat deklarata që ka bërë në kohën para se të zgjidhej President.Por, sa i vërtetë ishte ky takim për reformën zgjedhore?, shkruan sot Bota Sot.

Rikujtojmë se para më shumë se dy vitesh, në kohën që ende nuk ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe në kohën kur Hashim Thaci, ishte kryeministër, ish ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson, pati ftuar në takim Presidentin e sotëm Hashim Thaçi, apo ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re si dhe dy liderë opozitar, Isa Mustafa kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të diskutuar rreth reformës zgjedhore.

Thënë ndryshe, reforma zgjedhore duhej të kishte mbaruar që në atë kohë, kur Thaçi ishte kryeministër. Të paktën kështu u deklarua, pas takimit me ish diplomaten amerikane. Zyrtarë të partive politike, që morën pjesë në takim, thanë se ishin pajtuar që reforma të mbyllet shumë shpejt, mbase gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm(2014).

 

Të ngjashme