Clark pret leje nga Haradinaj për investim në Kosovë

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 13:19 | Nga

Gjenerali Amerikan në pension, Wesley Clark, që përfaqëson kompaninë “Envidity” ka deklaruar se është në pritje të vendimit nga Qeveria Haradinaj për lejimin e investimeve në fushën e mineraleve energjetike.

Gjenerali që kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe në vitin 1999 ka thënë që këto investime nuk ndodhën në Kosovë deri tani për shkak të reagimeve në Kuvend për mos lejimin e shfrytëzimit të burimeve të thëngjillit.

Këto komente Clark i ka bërë gjatë Forumit Global të Qytetarëve në Mal të Zi.

Projekti i kompanisë së tij ka të bëjë me gazifikimin e thëngjillit nëntokësor, që mundëson prodhimin e naftës sintetike nga procesi kimik i gazifikimit të thëngjillit, ku së pari do të investohej 15 milionë dollar për të arritur deri në 5 miliard.

“Evidity” për herë të parë ka aplikuar për licencë në Kosovë që në vitin 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme