Çun Lajçi akuzon rëndë Isa Mustafën, e krahason me Ali Shukriun

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 14:02 | Nga

Aktori i mirënjohur Çun Lajçi ka kritikuar kryeministrin Isa Mustafa në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se tokat e Kosovës po i falen Malit të Zi.

Postimi i plot Lajçit:

“Z.Kryeministër Isa Mustafa

Për shtatdhjetë vitet e mia mbaj mend ta kemi mallkue Ali Shukriun që ia dha Serbisë Preshevë-Medvegjë-Bujanovc.

Tani për 70 vitet e ardhshme do të mallkohesh Ti që po ia fal Malit Zi Zhlebin, Moknat e Çakorrin.

Çka do t’falim mbas 70 viteve dhe kush do të jetë ai faqezi si Ju të dy!

Por Aliu paska qenë pak ma i mirë se Ti, se bani tramp me shkijet e Leposaviqit e Zubin Potokut të cilëve sot e kësaj dite ua pamë sherrin.

Po Ti çka fitove ?

Spo flas fjalë t’mëdhaja pos po ta përkujtoj kangën…

“t’zezen tande me nji parë pishtole”

Tash ik ma shpejt e strehohu të Ali Shukriu!” (sic), ka shkruar Lajçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme