Dakaj e dërgon në kushtetuese Enver Pecin

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 11:58 | Nga Albulena Misini

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së kryetarit të sapozgjedhur të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

Daka, e cila ka qenë kandidate për këtë pozitë, konsideron se zgjedhja e Pecit është jolegjitime, raporton Ekonomia Online.

“ Konsideroj se Këshilli gabimisht ka zbatuar rregulloren dhe me këtë rast u bë një shkelje, e cila është parapa me Kushtetutë. Këshilli gabimisht e kë bërë këtë me numërimin e votave. Në momentin kur janë numëruar votat unë kam qenë fituese dhe pres nga presidenti të dekretohem”,ka thënë Daka.

“Kërkesën e kemi dorëzuar me masë të përkohshme, kemi kërkuar nga gjykata ta ndalojë këtë proces deri të merret vendimi meritor. Shpresoj se argumentet të cilat ne i kemi dorëzuar do të mjaftojnë për Gjykatën Kushtetuese dhe do ta kthejë pikën në vend, sepse në rastin tim është vlerësua gabimisht”, ka theksuar Daka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme