Daut Haradinaj me mesazh për qeveritarët

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 14:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vëllai i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj, i është drejtuar me një fjalë rasti të pranishmëve që kanë dalë për të mbështetur Haradinajn.

Dauti ka thënë se  pjesëmarrja e qytetarëve e dëshmon se Ramushi nuk është vetëm, derisa kështu ka kujtuar sakrificat për të ardhur deri te liria që gëzojmë sot.

Ai tha se “ajo që mund të them është e tepërt sepse kjo pjesëmarrje po e dëshmon”, raporton Ekonomia Online.

“Nesër bëhen 19 vjet kur Adem Jashari e filloi betejën kundër serbëve. Mbetjet e Millosheviqit nuk u ndalën asnjëherë për ta cenuar lirinë. Por, ne jemi komb i madh dhe lirinë nuk ia mohojmë askujt. Është e pandershme nëse flasim këtu dhe s’përçojmë mesazh te qeveritarët. E kanë rastin me i thënë jo dialogut me Serbinë, e kanë rastin me i thënë jo demarkacionit, s’jemi kundër, por s’jemi të gatshëm me dhënë asnjë milimetër tokë. E kanë rastin historik t’ia bëjnë me dije Beogradit se lëvizjet e Beogradit janë të patolerueshme në Kosovë, e kanë rastin t’i thonë stop padrejtësive etnike, e kanë rastin që Kosovën ta bëjnë me ushtri dhe mos të sillen sikur nuk po shohin ajo që po ndodhë në rajon” ka thënë ai.

Ai ka pohuar se me këtë bashkim po dëshmohet që ky vend ka zot, populli është sovran i këtij vendi.

Të ngjashme