Delawie e tutë Shpend Ahmetin, kreu i PSD’së kërkon të përfshihet në dialog

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 11:58 | Nga

Kreu i PSD’së Shpend Ahmeti, i cili mban edhe postin e kryetarit të Prishtinës, ka marrë shkas nga deklaratat e Ambasadorit të SHBA’së në Prishtinë Greg Delaëie rreth bisedimeve me Serbinë për të shprehur gatishmërinë që ky subjekt t’i bashkëngjitet dialogut. Delawie gjatë një interviste ka lënë të hapur mundësinë që në këto bisedime të flitet edhe për ndarjen e Kosovës, e kjo sipas Shpend Ahmetit është ndryshim fundamental i pozicionit amerikan dhe një situatë e rrezikshme, prandaj sipas tij, për tij, partitë duhet t’i lënë inatet dhe të përfshihen në dialog.

Shpend Ahmeti, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, e cila muaj më parë u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë alarmin. Ai po i sheh me rrezik të madh deklaratat jo të prera të Delaëie’s se çfarë do të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi. Delaëie nuk ka pranuar gjatë një interviste mbrëmë të thotë nëse ndarja ose shkëmbimi I territoreve do të jetë në tryezën e bisedimeve. Zakonisht zyrtarë të SHBA’së në prononcimet e tyre thonë se Ëashingtoni respekton tërësinë territoriale të Kosovës dhe se nuk ka ndarje.

E mos pozicioni i qartë i diplomatit numër një amerikan në Prishtinë, i ka mjaftuar Ahmetit që të tregohet I gatshëm për bisedime.

Madje Ahmeti është shfaqur mjaftë alarmues, sikur të ishte vetë Hashim Thaçi, duke thënë se ky është një qëndrim I ri amerikan dhe i rrezikshëm.

“Sipas Ambasadorit Delaëie (Rubikon) çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opcion tjetër. Ky është ndryshim fundamental i qëndrimit amerikan” ka shkruar Ahmeti.

Kreu i PSD’së ka sinjalizuar në këtë mënyrë përfshirjen në bisedime duke I kërkuar edhe partive tjera opozitare ta bëjnë të njëjtën.

“Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi. Thirrje posaçërisht subjekteve opozitare të largohen nga inatet dhe të bashkohen për ta kontrolluar këtë proces. Në qoftë se të tjerët nuk kane vija të kuqe, ne duhet ti caktojmë ato, si për ekipin ashtu edhe për platformën dhe dialogun” ka shkruar Ahmeti.

 

Të ngjashme