Delawie: Komisioni duhet t’i përkasë popullit të Kosovës

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 12:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim të thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është duke bërë sa mjaftueshëm për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Komisioni duhet t’i përkasë popullit të Kosovës dhe të jetë plotësisht i hapur për vëzhgim të thuktë nga publiku, nuk ka vend për fshehtësi sa i përket të gjeturave dhe rekomandimeve të Komisioni, por përderisa njerëzit paraqiten vullnetarisht për të marrë pjesë në proces atëherë duhet të ketë proces që siguron që ata përfshihen në komisione në mënyrë të besueshme kur kjo gjë kërkohet. Komisioni dhe Qeveria duhet të jenë të përkushtuar për të ofruar mbrojtje kushdo që ka nevojë”.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë proces që synon t’i normalizojë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet t’i ketë në vete të gjithë etnitë.

“Komision duhet të jetë plotësues dhe se kërkimi i së vërtetës mund të jetë thelbësor për pajtim afat gjatë të shoqërisë, por e vërteta si e vetme nuk do t’i përmbush rezultatet që populli i Kosovës i meriton, duhet të shoqërohet me hapa për rimëkëmbje të viktimave, ndjekje penale të përgjegjësve për krime të dhunshme dhe për reformat e nevojshme për të siguruar që abuzime të këtilla të mos ndodhin më”, ka thënë Delawie.

Të ngjashme