Delawie: Vajzat e Kosovës mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme (Video)

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 13:04 | Nga

Sot shënon Dita Ndërkombëtare Vajzave, e me këtë rast ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një video ka dërguar një mesazh për vajzat dhe gratë e Kosovës.

Ndër të tjera Delawie ka thënë që vajzat kosovare janë të afta për të bërë gjëra të mëdha dhe se duhet t’u jepet shansi.

“Nuk mund të mendoj ndonjë çështje më vitale se qasja e njëjtë për femra dhe meshkuj, në të drejtat e tyre, mundësitë dhe mbrojtje. Mundësitë e njëjta për to, që të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.Nuk mund te shënoni shumë gola në qoftë se leni gjysmën e lojtareve jashtë lojës. Vajzat e Kosovës mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme, vetëm jepni një shansë.”, thuhet në videomesazhin e Delawies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme