Demi: Të lihen anash inatet politike, Prishtina të bëhet me ligj

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 12:12 | Nga

Agron demi nga Instituti GAP ka komentuar lidhur me mosmiratimin e Ligjit për Prishtinën nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të lihen anash inatet politike në mënyrë që Prishtina të bëhet me ligj dhe se mandati i ri në kryeqytet të filloj me kompetenca më të zgjeruara.

“Para tetë vitesh, Qeveria kishte aprovuar Projektligjin për Prishtinën, por i cili kurrë nuk u aprovua nga Kuvendi. Dje Qeveria ka hapur konsultimet për Ligjin për kryeqytetin dhe drafti i publikuar në platformën online po duket një draft shumë mirë i shkruar dhe i cili i jep kompetenca shtesë kryeqytetit në fushën e sigurisë publike, shëndetësisë, shërbimeve publike dhe financim shtesë”, ka shkruar Demi në profilin e tij në facebook.

“Një ligj i tillë do të bënte një dallim shumë të nevojshëm në mes Prishtinës si kryeqytet dhe, për shembull, Mamushës me 5 000 banorë. Andaj, nëse lihen anash inatet politike, Prishtina do të duhej të bëhej me ligj më së largu në muajin korrik dhe mandati i ri në kryeqytet të filloj me kompetenca më të zgjeruara”, ka shkruar Demi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme