“Demokracia Studentore” reagon për vdekjen e Astrit Deharit

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 10:23 | Nga

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve “Demokracia Studentore” ka reaguar përmes një komunikate për media për vdekjen tragjike të studentit Astrit Dehari.

Ata përmes kësaj komunikate i shprehin ngushëllime familjes Dehari, ndërsa gjithashtu shprehen se kjo vdekje është e dyshimtë dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë.

Kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa shprehet “Vdekja në rrethana të dyshimta e studentit Astrit Dehari është shumë e rëndë si për familjen Dehari ashtu edhe për shoqërinë dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës. Ndiejmë keqardhje për këtë vdekje e cila nuk ishte e rastësishme, por dyshojmë se ishte me planifikim. Në emër të të gjithë studentëve u shprehim ngushëllime familjes Dehari, dhe njëkohësisht kërkojmë llogari nga institucionet shtetërore për këtë rast“.

“Rasti i djeshëm na kujton vdekjet apo vrasjet e pakuptimta dhe pa asnjë arsye që kryheshin nga kriminelët serbë në burgjet në Kosovë, andaj kërkojmë nga Ministria e Mbrojtjes dhe organet kompetente që të japin llogari për këtë vdekje që ndodhi brenda burgjeve në Kosovë. Ne nuk e ndiejmë veten të sigurt në Kosovë, andaj edhe ndodhin vdekje të pasqaruara dhe të dyshimta, dhe për këtë dikush duhet dhënë llogari së pari familjes Dehari e mandej gjithë Kosovës”, ka thënë Ramusa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme