Demolli: Sot nderojmë dhe kujtojmë presidentin historik, Ibrahim Rugovën

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 10:08 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, bëri edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli me bashkëpunëtorë.

Ai tha se në këtë ditë kanë ardhur këtu për të nderuar presidentit historik Ibrahim Rugovën, që sipas tij është edhe arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Po mundohemi t’i nderojnë figurat të cilat kontribuuan për formimin e një shteti. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi një shtet ku sundon ligji, një shtet të prosperitetit dhe një shtet ku do të ketë barazi për të gjithë”, tha ai.

Për të bërë homazhe para varrit të Ibrahim Rugovës ishte edhe lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili së bashku me anëtarë të kësaj partie bën dua para varrit të presidentit Rugova.

Të ngjashme