Dëmtohet përsëri kabllo elektrike gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 13:38 | Nga

KEDS ka reaguar në lidhje me prishjen e kabllove elektrike gjatë punimeve në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te Veterniku.

Kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit në atë pjesë të qytetit duke lënë shumë qytetarë dhe biznese pa rrymë.

“KEDS ka ofruar gjithë bashkëpunimin e vet për për të evituar këso lloj prishjesh, por siç ka ndodhur edhe para dy javëve, justifikimi i kompanisë që po punon në ndërtimin e rrugës ka qenë se “nuk e ka ditur vendndodhjen e kabllove.Ne kemi njoftuar edhe organet e rendit rreth këtij rasti dhe shpresojmë që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm të cilët i parasheh ligji për raste të tilla” thuhet në komunikatë.

Nga KEDS kanë kërkuar ndjesë të gjithë konsumatorëve që janë afektuar nga kjo prishje dhe kanë njoftuar se po punojnë për sanimin e kësaj prishjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme