Deputetët kërkojnë raport nga Qeveria për problemin e Hades

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 08:23 | Nga

Komisioni për bujqësi, pylltari, mjedis e planifikim hapësinor unanimisht vendosi që nëpërmes një letre dërguar në minutat e fundit para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të kërkojë një raport të përgjithshëm për problemin me zhvendosjen e banorëve të mbetur në Hade.

Mirëpo kur ka ardhur koha që të shqyrtohet kjo kërkesë dhe të tjera në Kryesinë e Kuvendit, kuorumi ka munguar, duke mbetur për javën e ardhshme.

Duke kaluar pikat e tjera të parashikuara për mbledhje, biseda u përqendrua në shqyrtimin e rekomandimeve për mbledhjen plenare rreth çështjes së Hades.

Rekomandimet nga grupi punues, duke mos qenë të përfunduara, u parashikuan që të diskutoheshin në mbledhje. Por vetëm një rekomandim arriti të përmbushet. Ai ishte që Qeveria e Kosovës të kryejë të gjitha proceset për zhvendosje deri në fund të vitit 2020. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme