Deputetët mirëpresin mërgimtarët në ambientet e Kuvendit

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 12:23 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për t’i pritur bashkatdhetarët, të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë. Ky aktivitet tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend” është është organizuar nën kujdesin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe Forumit për transparencë parlamentare.

Me t’i hapur dyert Kuvendi i Kosovës për pritje të bashkatdhetarëve, mërgimtari Shyqeri Demaku, i cili jeton dhe punon në Suedi futej në hollin e Kuvendit për të parë nga afër ambientet brenda institucionit më të madh në vend, në të cilin merren vendime të rëndësishme për qytetarët.

Në një prononcim për EkonomiaOnline ai thotë se shteti i Kosovës ka marrë vendim të mirë për bashkatdhetarët duke zbritur çmimin e polisës së sigurimit për vetura.

“Qe 24 vjet në Suedi jetoj dhe punoj me nxënës, ju ndihmojë në mësimin e gjuhën shqipe. Sa i përket Kosovës mendoj se ka mjaftë përparime ka shumë të mira, por duhet të bëhet edhe më shumë. Shteti i Kosovës për mërgimtarë ka ofruar dy të mira: sigurimin e veturave që e ka zbrit 50 për qind edhe kartelat e postës që ne na ndihmojnë të komunikojmë më njëri tjetrin. Jam i kënaqur që e vizitoj shumë parlamentin”, është shprehur mërgimtari Demaku.

Deputeti i Kuvendit Zenun Pajaziti i ka përshëndetur mysafirët në emër të kryetarit të Kuvendit, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet.

Pajaziti tha se ishte kërkesë e mërgimtarëve që t’i vizitojnë ambientet ku punojnë deputetët. Ai u tha atyre se mërgimtarët kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për vendin.

“Ju jeni pjesa më e rëndësishme e lirisë që ne e gëzojmë dhe e Kosovës dhe institucioneve të saj. Andaj i keni gjithmonë të hapura dyert jo vetëm në Kuvend por dhe në shtetin e Kosovës”, tha Pajaziti

Deputetja nga radhët e Vetëvendosje Shqipe Pantina tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të mbesin arteria kryesore që po e mban gjallë jetën në Kosovë.

“Është koha që ne të mendojmë pak më shume për ju. Të krijojmë lehtësira për ju dhe të krijojmë mundësi që të vini dhe të investoni këtu”, tha Pantina.

Të ngjashme