Deputetët takohen me kryesuesin e Këshillit Prokurorial

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 14:47 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në fillim të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, thanë së përveç mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kanë synim krijimin e një raporti të ri me institucionet e sistemit të drejtësisë dhe që do t’i shërbente ndërtimit të një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe profesional.

Më pas, anëtarët kanë shprehur interesimin e tyre lidhur me punën e Këshillit, dikastereve tjera të Këshillit, prokurorive dhe shumë proceseve që janë zhvilluar dhe pritet të zhvillohen dhe që i shërbejnë zbatueshmërisë së Ligjit të KPK-së.

Kryesuesi Isufaj, pasi ka falënderuar anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës për punën që kanë bërë dhe po e bëjnë për kompletimin me bazë ligjore të sistemit prokurorial, ka paraqitur punën e Këshillit, aktet nënligjore të nxjerra dhe aktivitetet tjera të realizuara, të gjitha këto duke u mbështetur në Ligjin e KPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme