Dëshmori Bedri Shala dekorohet me Urdhërin “Hero i Kosovës”

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 15:44 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i autorizuar nga Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës, i ka dorëzuar nënës së Dëshmorit Bedri Shala, zonjës Taibe Shala vendimin dhe Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kjo dekoratë vlerëson sakrificën dhe trimërinë e Dëshmorit Bedri Shala për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urdhëri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice si dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Pas ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, Kryetari Lladrovci me bashkëpunëtor, së bashku me Ministrin e MPH, Ferat Shala dhe Deputeten e RKS, Sala Berisha -Shala si dhe familjar, miq e shokë të Dëshmorit Bedri Shala, bënë homazhe tek varrezat në Polac.

Të ngjashme