Dështon ceremonia hapëse e “Festivalit Olimpik” në Prishtinë

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 08:47 | Nga

Ka shumë javë që është paralajmëruar organizimi i Festivalit Olimpik “Pyeongchang 2018” në Prishtinë, si përkrahje për debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, shkruan sot Koha Ditore.

Komiteti Olimpik i Kosovës, si organizator i këtij “Festivali”, ka “reklamuar” herë pas here ngjarjen në sajtin zyrtar të tij. Por të premten, kur nisën Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut dhe kur ishte planifikuar të niste “Festivali” në Prishtinë, u kuptua që organizatori nuk kishte bërë përgatitjet e duhura.

Ceremonia hapëse e Festivalit Olimpik e paraparë të mbahej të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kohën kur po mbahej ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore, dështoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme