Detajet e aktakuzës ndaj tre personave – krim, detyrim, falsifikim

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 19:35 | Nga

Krim i organizuar dhe detyrim, janë akuzat që i rëndojnë tre të pandehurit Arben Bashota, Osman dhe Sylejman Bajrami, të cilët për shumë vjet kishin kërcënuar dhe kishin marrë para nga të dëmtuarit Murat Tërnava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale thotë se të pandehurit përmes dokumenteve të falsifikuara, kishin tentuar të përfitonin nga ngastra me sipërfaqe prej 10 hektarësh, e cila gjendet në Fushë Kosovë.

Këtë tokë, të dëmtuarit e kishin marrë në shfrytëzim nga ndërmarrja “Bujqësia”.

Mirëpo, sipas aktakuzës, Arben Bashota përmes një aktgjykimi të falsifikuar, kishte arritur ta kthejë këtë ngastër në pronë private.

E me këto dokumente, Bashota kishte arritur ta vërë në lajthitje drejtorin e Drejtoratit për kadastër dhe Gjeodezi në mars të 2004-s, i cili përmes këtyre dokumenteve, kishte marrë vendim që këtë ngastër kadastrale t’ia kalojë Marko Mitroviqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme