Dhjetëra policë gjermanë angazhohen për dëbimin e 25 kosovarëve

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 12:15 | Nga

Në Aeroportin e Frankfurtit, dje, kishte një prezencë të shtuar të forcave të sigurisë, të ndihmuar dhe nga Sachsen dhe NRW.

Kjo ka ngjallur frikë te disa të pranishëm. Në ato momente duhej të nisej aeroplani me azilkërkuesit e refuzuar, shkruan Bild.

Por kjo prezencë nuk ishte parë ndonjëherë dhe disa medie raportuan për dyshime për ndonjë alarm tjetër.

Por, gazeta “Bild” saktëson se gjatë ditës së djeshme 25 azilkërkues nga Kosova u dëbuan nga Freistaat.

Të ngjashme