Dikoviq: Kam qenë pjesëmarrës i luftës heroike në Kosovë

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 15:26 | Nga

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubish Dikoviq ka deklaruar sot se ”ka qenë pjesëmarrësi luftës heroike në Kosovë, por ai i ka hedhur poshtë pohimet të ketë urdhëruar ose të ketë krime në Kosovë, transmeton Koha.net.

Dikoviq ka qëndruar sot në atë që në medie serbe quhet Dhoma përkujtuese e serbëve të kidnapuar e të zhdukur në Kosovë.

Sipas tij, përcjell tanjug, tri të katërtat e rrëmbimeve të serbëve në Kosovë kanë ndodhur pas vendosjes së forcave ndërkombëtare.

po me përmendin e po më quajnë kriminel, ndërsa ata që e kanë bërë krime ende nuk janë vënë para drejtësisë”, tha ai.

Fondi për të Drejtën Humanitare kohë më parë kishte pohuar se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë e Çikatovë e Vjetër si dhe por fshehjen e trupave në varrezën masive në Rashkë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme