Drejtuesit e AKP-së takuan një delegacion të Ambasadës Amerikane

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 11:53 | Nga

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari si dhe dy Zëvendës Drejtorët Menaxhues u takuan me delegacionin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të kryesuar nga Mary Glantz, Zëvendës Shef i Sektorit për Politikë dhe Ekonomi dhe Meredith Rubin, Zyrtare e Lartë për Ekonomi.

Gjatë takimit, Menaxhmenti i AKP-së i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së lidhur me procesin e privatizimit të realizuar në Kosovë deri më tani dhe strategjinë e Agjencisë për vazhdimin e këtij procesi dhe për zbatimin e mandatit të saj ligjor.

Delegacioni i Ambasadës Amerikane shprehu interesim në punën e Agjencisë dhe sfidat e saj, duke përfshirë zhvillimet lidhur me ndërmarrjen shoqërore Trepça.

Gjatë takimit, Menaxhmenti i AKP-së vlerësoi përkrahjen e dhënë nga Ambasada Amerikane në përpjekjet për privatizim në Kosovë, si dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në këtë fushë, e që është një element i domosdoshëm për një transformim të suksesshëm ekonomik të vendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme