Edhe 30 ditë arrest shtëpiak për Milaim Zekën

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 14:43 | Nga

Edhe 30 ditë të tjera masë të arrestit shtëpiak, Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka shqiptuar deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Rastin e ka konfirmuar avokati i Zekajt, Gazmend Halilaj i cili deklaroi se në lidhje me këtë vendim janë njoftuar sot nga themelorja.

Halilaj tutje tha se ky vendim nga Gjykata Themelore, është marrë jashtë seancës gjyqësore ndërsa sipas tij është në kundërshtim me dispozitat e procedurës, njofton Klan Kosova.

”Kjo për shkak se masa e arrestit i është vazhduar pa praninë e tij në Gjykatë, do të thotë jashtë seancës gjyqësore, cak do të thotë se kemi shkelje të dispozitës të procedurës me karakter absolut”.

Avokati, Gazmend Halilaj, ka potencuar se në lidhje me këtë rast pati edhe shkelje të dispozitës së pabarazisë së palëve, ku sipas tij gjykata po shpreh favore vetëm për njërën palë duke i bërë të pamundur klientit të tij paraqitjen e kundërshtimeve në lidhje me pretendimet e prokurorit.

Në lidhje me këtë vendim avokati i Milaim Zekajt, ka njoftuar se brenda afatit ligjor, do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme